U ZGJUA NATËN PËR TË SHKUAR NË TUALET/ Gruaja nuk u beson syve kur sheh “vizitorin” e pazakontë në kuzhinë – AlpeGossip
U ZGJUA NATËN PËR TË SHKUAR NË TUALET/ Gruaja nuk u beson syve kur sheh “vizitorin” e pazakontë në kuzhinë

U ZGJUA NATËN PËR TË SHKUAR NË TUALET/ Gruaja nuk u beson syve kur sheh “vizitorin” e pazakontë në kuzhinë

Një grua në Florida është zgjuar në mes të natës për të zbuluar se në shtëpinë e saj ndodhej një vizitor i paftuar.

77-vjeçarja Mary Wischhusen ndodhej në tualet në momentin që dëgjoi një zhurmë të lartë rreth orës 3:30 në mëngjes.

Për habinë e saj, në shtëpinë e saj nuk kishte hyrë ndonjë hajdut por një krokodil gjigant.

Në një farë mënyre, zvarraniku kishte arritur që të futej në shtëpi duke thyer xhamat ulëta të kuzhinës së saj.

Me ta parë, Mary shkoi me vrap në dhomë dhe mori në telefon numrin e urgjencës 911.

Si duket, krokodili ishte trembur nga dritat e një makine jashtë dhe duke mos ditur nga të shkonte, theu xhamat dhe u fut në shtëpinë e të moshuarës.