ËSHTË YLL NË SERIAL/ Në jetën reale “Merven” as nuk do ta njihni (FOTO) – AlpeGossip
ËSHTË YLL NË SERIAL/ Në jetën reale “Merven” as nuk do ta njihni (FOTO)

ËSHTË YLL NË SERIAL/ Në jetën reale “Merven” as nuk do ta njihni (FOTO)

Me rolin e “Merves”, aktorja turke Aslihan Gurbuz është bërë shumë e njohur në Shqipëri. Në serial ajo luan rolin e një gruaje që bën jetë luksoze, por që thur intriga mes mikeshave të saj dhe kërkon të jetë mbretëresha e lagjes së pasur ku jetojnë.

Në serial Merve duket një super yll, gjithnjë në formë dhe e veshur nga koka tek këmbët me marka të shtrenjta. Mirëpo në jetën reale, aktorja nuk është aspak kështu, bën të ditur Xing.al.

Aslihan Gurbuz pëlqen shumë jetën e fshatit, natyrën, kafshët dhe shumicën e fotove që poston në rrjete sociale i ka me to.

 

Së fundmi aktorja është kthyer në fshatin ku jetojnë prindërit e saj dhe nga atje ka postuar foto duke mbledhur fruta në pemë apo duke u relaksuar e shtrirë në bar.

36-vjeçarja ka treguar se e shijon shumë jetën e thjeshtë të fshatit dhe është shumë larg luksit në jetën reale. Më poshtë ju sjellim disa foto të Merves në jetën reale.