THYEN REKORDE SI KËNGËTARJA MË E PAGUAR/ Zbuloni kush vjen pas Katy Perryt – AlpeGossip
THYEN REKORDE SI KËNGËTARJA MË E PAGUAR/ Zbuloni kush vjen pas Katy Perryt

THYEN REKORDE SI KËNGËTARJA MË E PAGUAR/ Zbuloni kush vjen pas Katy Perryt

Sipas ‘Forbes’, Katy Perry është këngëtarja më e paguar për vitin 2018. Këngëtarja 34-vjeçare, me origjinë nga Kalifornia, ka fituar 83 milionë dollarë gjate vitit që lamë pas. Në nivelin botëror, artistja ka shitur rreth 100 milionë kopje, këngë dhe albume.

Katy Perry ka arritur të bëhet e para këngëtare me 1 miliardë shikime në ‘Vevo’, për ‘Dark horse’.

Në vendin e dytë renditet Taylor Swift, e cila ka fituar 80 milionë dollarë dhe ka arritur të shesë rreth 40 milionë kopje albumesh.

E treta renditet Beyonce me 60 milionë dollarë. E nominuar 62 herë në ‘Grammy Awards’, 22 prej të cilave i ka fituar dhe 19 prej tyre kanë qenë si soliste. Ajo është e dyta për numrin e fitoreve, pas Alison Krauss, midis artisteve femra.

Top 5 e këngëtareve më të paguara plotësohet me Pink me 52 milionë dollarë dhe Lady Gaga me 50 milionë dollarë.