BRENDA SHTËPISË SË MEDËS/ Dalin pamjet nga vila super luksoze (FOTO) – AlpeGossip
BRENDA SHTËPISË SË MEDËS/ Dalin pamjet nga vila super luksoze (FOTO)

BRENDA SHTËPISË SË MEDËS/ Dalin pamjet nga vila super luksoze (FOTO)

Mehdin Përgjeqaj, i njohur ndryshe si Meda, është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar. Shumë aktiv në rrjetin social Instagram, ai ndiqet nga numër i madh fansash, me të cilën ndan shpesh momente të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, ‘Rtv21’ ka publikuar pamjet nga shtëpia super luksoze e këngëtarit, e cila është rreth 650 metra katrorë, ka 8 dhoma fjetje dhe pesë banjo.

Për mobilimin e kuzhinës është zgjedhur ngjyra kafe, e cila mbizotëron në pjesën më të madhe të shtëpisë. Siç e shohim në fotot e mëposhtme, shtëpia ka hapësirë të bollshme dhe shumë dritë.