BEN SIMMONS APO ANWAR HADID? Kendall Jenner më në fund e ndau mendjen (FOTO) – AlpeGossip
BEN SIMMONS APO ANWAR HADID? Kendall Jenner më në fund e ndau mendjen (FOTO)

BEN SIMMONS APO ANWAR HADID? Kendall Jenner më në fund e ndau mendjen (FOTO)

Kendall Jenner dhe Ben Simmons janë sërish bashkë? Epo të paktën kështu duket, teksa u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit në Philadelphia këtë javë.

Nëse nuk e mbani mend, Kendall dhe Ben i dhanë fund lidhjes në muajin shtator, pasi ajo u fotografua duke puthur vëllain e Gigi-t dhe Bellës, Anwar Hadid.

Por duket se këtë moment e kanë hedhur pas krahëve dhe Kendall ka udhëtuar për të ndjekur nga afër të dashurin e saj në fushën e basketbollit. Burime për “TMZ” u shprehën se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” kishte rezervuar një suitë private për të qëndruar me partnerin e saj dhe u kujdes që askush të mos i shihte, duke e takuar Simmons në parkimin e makinave pas ndeshjes.

Dhe pyetja është… u pajtuan? Po sqarohen për t’u pajtuar? Apo, është vetëm një natë për të kujtuar kohët e vjetra?!

Gjithsesi, Simmons kaloi një mbrëmje të mrekullueshme, teksa fitoi supermodelen sërish si dhe doli triumfues në ndeshje.