Marina Vjollca konfirmoi së fundmi shtatzëninë, duke publikuar në rrjete sociale fotot e para me barkun e rrumbullakosur.
Lajmi i ëmbël ka gëzuar fansat, miqtë dhe familjarët e moderatores, mes tyre dhe Luana Vjollcën. Ajo është shumë e lumtur që do të bëhet teze dhe mezi po pret që bebushi të vijë në jetë.
Luana ka lënë një koment te fotot e Marinës, duke shkruar e lumtur “Tezja mezi po pret!!!”.