Dojna Mema prezantuesja e “The Voice Kids”/ Ledion Liço i uron suksese (FOTO) – AlpeGossip
Dojna Mema prezantuesja e “The Voice Kids”/ Ledion Liço i uron suksese (FOTO)

Dojna Mema prezantuesja e “The Voice Kids”/ Ledion Liço i uron suksese (FOTO)

Në muajin janar do të nisë konkursi i muzikës për fëmijë “The Voice Kids”. Pas dy edicioneve të suksesshme, ky spektakël do të rikthehet sërish me disa ndryshime. Prezantuesi i mëparshëm Ledion Liço duket se ja ka lënë stafetën prezantueses Dojna Mema për të çuar para projektin. Teksa punimet kanë nisur, i pari që ju uron suksese në edicionin e tretë është pikërisht, Ledion Liço. Në një deklaratë të shkurtër për “Top Channel” ai shprehet se është shumë i lumtur për arritjet e “The Voice” deri tani dhe shton se i ka ardhur koha një brezi të ri për ta drejtuar.

“Në janar nis sezoni i ri i ‘The Voice Kids’ në Top Channel. Si gjysëm shaka vitin që kaloi thashë që nuk do ta bëj më këtë eksperiencë sfilitëse emocionale, pas tetë vitesh si prezantues, tre prej të cilave si producent ekzekutiv. Shakaja është gjysma e së vërtetës dhe mesa duket është koha t’i hap rrugë një vizioni të ri dhe një brezi të ri. Jam krenar për stafin që ka punuar me mua e që do të vazhdojë ecjen përpara programit, te cilit i uroj shumë fat. Në 16 vitet e mia në “Top Channel”, çdo program ka patur ciklin e tij. Një kapitull i ri nis së shpejti me një projekt gjigand, emrin e së cilit e doni shumë. Duke falenderuar Top Channel, dhe të gjithë juve për mbeshtetjen në gjithë këto vite, shihemi së shpejti”,- shprehet moderatori.
Kujtojmë se në dy edicionet e mëparshme, Dojna ishte në “Voice Room” ku prekte nga afër emocionet e fëmijëve.