30 POLICA I ZUNË RRUGËN/ Këngëtari shqiptar i revoltuar: Sikur kisha vrarë një njeri – AlpeGossip
30 POLICA I ZUNË RRUGËN/ Këngëtari shqiptar i revoltuar: Sikur kisha vrarë një njeri

30 POLICA I ZUNË RRUGËN/ Këngëtari shqiptar i revoltuar: Sikur kisha vrarë një njeri

Këngëtari i mirënjohur Endri Prifti në orët e para të mëngjesit të sotëm ka shpërndarë me ndjekësit në rrjetin social Facebook, një video live ku tregon se teksa po shkonte në shtëpi pas një koncerti, 30 policë i kishin zënë rrugën dhe i kishin kërkuar të bënte testin e alkoolit.

Pasi forcat e policisë kishin konstatuar se këngëtari e kishte tepruar me alkoolin, i kanë çuar makinën në Vaqarr tek konfiskimi i makinave.

Lidhur me ngjarjen në fjalë, Endri është acaruar tej mase dhe siç u shpreh ai, i kanë shkatërruar nervat.

“Ke pirë 3 birra më thanë mua këta. Na sollën këtu (Vaqarr), na bllokuan makinën. Shteti ka ikur për l*sh. 30 polica më ndaluan. Do pi tërë jetën unë. Kur pi publiku, do pi edhe unë se s’bën. Kisha pirë pak sot, 4 birra. Gjithmonë u jap lekë unë këtyre. Gjysmës së atyre u kam dhënë lekë, por kësaj here ishin 30 veta. Më shkatërruan fare nga nervat. Sikur kisha vrarë një njeri. Nuk shikojnë ç’bëhet me qeverinë dhe me mua e gjetën këta. Këto të marrin dhe makinën”, pohoi Prifti.

Ndërkohë, krah videos së bërë publike, këngëtari shkruan: “Kësaj i thonë të të heqin edhe gjithë lumturinë që ke kaluar mbas një koncerti të mrekullueshëm, të t’i ndrydhin ndjenjat, emocionet, mundin, djersën, dinjitetin të gjitha. Terror, turp i Zotit!”

Kesaj i thone te te heqin edhe gjith lumturine qe ke kaluar mbas nje koncerti te mbrekullushem , te ti ndrydhin ndjenjat , emocionet , mundin , djersen , dinjitetin te gjitha . Teror , turp i zotit . Stefi Prifti Gjergji Feto Bledar Tanasica Endrit Shani policia shtetit 👏🏻👏🏻👏🏻

Gepostet von Endri Prifti am Freitag, 29. März 2019