A DO TË PRANOJË DONALDI TË BËJË REKLAMËN ME BORËN? Aktori shumë entuziast për ofertën, por… – AlpeGossip
A DO TË PRANOJË DONALDI TË BËJË REKLAMËN ME BORËN? Aktori shumë entuziast për ofertën, por…

A DO TË PRANOJË DONALDI TË BËJË REKLAMËN ME BORËN? Aktori shumë entuziast për ofertën, por…

Salsano Rrapi, Adi Pojana dhe Anxhela Baxhija i kanë bërë një “telefonatë kurth” aktorit të humorit, Donald Veshaj.

Teksa ishin live në “Ndryshe” në Top Albania Radio, Anxhela ka telefonuar Donaldin, ku i ka bërë një ofertë për reklamë me borën.

Pasi Anxhela i tregoi mënyrën se si do të bëhej reklama, ish-banori i “Big Brother VIP” ishte dakord dhe i tha se të takoheshin që të flisnin për detajet e tjera. Më pas ndërhyn Salsano dhe aty kuptohet se e gjitha ishte një shaka.

Biseda mes Anxhelës dhe Donaldit:

Anxhela: Alo përshëndetje. Unë jam Anxhela, të marr nga teleferiku në Dajt

Donaldi: Po

Anxhela: Ne kemi vendosur, kemi një propozim për ju. Unë flas me Donaldin, Donald Veshajn.

Donaldi: Po

Anxhela: Gëzohem. Kemi një propozim biznesi, një reklamë marketingu. Meqenëse hapet sezoni tani, ne kemi menduar të jesh në Dajt dhe të bësh një reklamë vetëm me plane në dron. Ti je dakord parimisht?

Donaldi: Parimisht po, por duhet të ulemi të flasim për reklamën, ku do të transmetohet

Anxhela: Do të të shpjegosh më shumë rreth reklamës?

Donaldi: Patjetër

Anxhela: Ne kemi rënë dakord që reklama të transmetohet në çdo televizion. Si sponsor gjeneral do të jetë në Top Channel

Donaldi: Në çfarë emisioni?

Anxhela: Kemi menduar te të gjitha emisionet

Donaldi: Domethënë diçka e madhe televizive

Anxhela: Po. Patjetër që do jetë në çdo televizion, por primar kemi Top Channel. Ideja është që t’i të jesh i shtrirë në borë dhe planet do jenë të kapura vetëm me dron. Në plan do jesh ti dhe bora. Vetëm se ne kemi një merak se këtë gjënë duhet ta xhirojmë me patjetër javën tjetër pasi sipas meteorologëve, javën tjetër shkrin bora.

Donaldi: Sa mirë e paskeni gjetur

Anxhela: Nga postimi juaj menduam se slogani i shkon fiks, ti do thuash një gjë të tipit “shkriu bora”.

Donaldi: Lëmë një takim nesër që të flasim më konkretisht

Anxhela: Po, patjetër. Në çfarë ore?

Donaldi: Nga ora 1

Anxhela: Po. Do të flasësh edhe me drejtorin?

Donaldi: Ok, patjetër

Salsano: Përshëndetje Donald, si ja kalove?

Donaldi: Mirë. Si ja kaluat? Me kë flas zotëri?

Salsano: Unë jam Nadili. Jam vlonjat me origjinë

Adi: Pronari i borës

Salsano: Unë kam një fiksim që në fund fare do dalë Salsano, do të qëllojë ty të vrasë me qifte.

Donaldi: A mirë, faleminderit. Qenkeni nga “Wake Up” domethënë

Salsano: Je në “Ndryshe”, ti je në “telefonatë në kuth”. Të pëlqeu ideja që do rrije sipër borës derisa të shkrihej.

Donaldi: Po patjetër. Gjithsesi unë e dua një lloj pagese për këtë reklamë

Salsano: E kemi gati zarfin, sa të mbarojmë do vijmë ku të jesh ti. Po do ta ndash me Romeon. Takohemi nesër në orën 1 të shohim a do shkrijë bora apo jo.