VIDEO EPIKE/ Loja e Yll Limanit për prindërit e tij që i “nxori zbuluar” – AlpeGossip
VIDEO EPIKE/ Loja e Yll Limanit për prindërit e tij që i “nxori zbuluar”

VIDEO EPIKE/ Loja e Yll Limanit për prindërit e tij që i “nxori zbuluar”

Kënga e re e Yll Limanit mund t’i ketë fiksuar të gjithë dhe brenda pak ditësh fansat e artistit e mësuan tekstin përmendësh. Por, nuk janë në këtë grup prindërit e tij.

Artisti ka publikuar një video në Instagram nga mbrëmjen me nënën dhe babain, të cilët i ‘teston’ për tekstin e projektit të ri muzikor. Dhe duket se ata kanë krijuar në ‘tekst të ri’.

“Ky është test me prindërit e mi për të parë nëse e kanë mësuar këngën time më të re!”– thotë Ylli i cili nis me të atin. “Asnjëherë nuk kam postuar për ty, asnjëherë nuk kam dalë për ty, asnjëherë…” – këndon Ylli teksa i ati thotë: “S’kam për ty me njerëzit e mi”.

Më pas artisti i drejtohet të ëmës, me shpresën mos ndoshta ajo e kishte mësuar tekstin: “Fotografi asnjë s’e kam me ty!”– nis ai dhe nëna e Yllit vazhdon: “Me ty, ty, ty…” teksa të tre shpërthejnë në të qeshur duke qenë se kjo nuk ka asnjë lidhje me tekstin. Pjesa më e bukur ende nuk ka ardhur. Ylli vijon: “I kam pa krejt fotot që më vinin, I know everything/ Çdo screenshot që më vinte…” / “Si thikë pas shpine”– plotëson nëna e tij.

VIDEO

Videoja ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit dhe fansat e Yllit të cilët nuk mund ta konceptojnë një tekst të tillë duke qenë se vetë i mësojnë menjëherë këngët e reja.