MOZZIK DHE LOREDANA JANË RIKTHYER SË BASHKU? Kjo përgjigje tregon të vërtetën – AlpeGossip
MOZZIK DHE LOREDANA JANË RIKTHYER SË BASHKU? Kjo përgjigje tregon të vërtetën

MOZZIK DHE LOREDANA JANË RIKTHYER SË BASHKU? Kjo përgjigje tregon të vërtetën

Dyshja, Mozzik dhe Loredana janë shumë të preferuar nga publiku. Ndonëse, nuk janë më bashkë, reperi duket se vazhdon të ndjejë ende për ish-partneren e tij.

Madje, për Shën Valentin, Mozzik publikoi disa këngë të reja dhe njëra prej tyre ishte dedikim për Loredanën.

Bëhet fjalë për këngën “A po rrin”, teksti i të cilës thotë: Ndoshta e kemi lyp se fillum m’i hip njëri-tjetrit n’kry veç me negativitet, i morëm senet shpejt e shpejt e shpejt, e krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi! Po thashë shpejt vjen koha do të kthehemi, se një ëngjëll në mes e kemi.

Mirëpo, duket se gjërat mes tyre nuk janë rregulluar. Edhe këtë e ka konfirmuar vetë Loredana teksa është pyetur në Instagram.

“A ka diçka mes teje dhe Mozzikut?”, është pyetje së cilës reperja i është përgjigjur me një “Jo” të prerë.