PAS 3 VITESH MUNGESË/ Rikthehet në Top Channel gazetari shumë i njohur (FOTO) – AlpeGossip
PAS 3 VITESH MUNGESË/ Rikthehet në Top Channel gazetari shumë i njohur (FOTO)

PAS 3 VITESH MUNGESË/ Rikthehet në Top Channel gazetari shumë i njohur (FOTO)

Prej vitesh ai raportonte nga Londra në edicionin e lajmeve në “Top Channel”, mirëpo 3 vite më parë gazetari Muhamed Veliu u largua për të nisur eksperienca të reja.
Veliu zuri postet si PR, këshilltar i medias apo drejtor informacioni, megjithatë asnjë prej tyre nuk i ka dhënë kënaqësinë e gazetarisë në terren. Pas 3 vitesh mungesë, ai ka lajmëruar në një status në profilin e tij në Facebook se do të rikthehet në “Top Channel”.

“Në tre vitet e fundit më është dashur të provoj disa sfida profesionale, në gazetari dhe përtej saj. Duke nisur me ato që nuk kanë të bëjnë me profesionin e zemrës. Ishte megjithatë privilegj të punoja si këshilltar i medias për ish-ministren e ekonomisë Milva Ekonomi.
Më pas të drejtoja marrëdhëniet me publikun në organizatën Albanian Food Industry nga ku preka nga afër betejat e përditshme me të cilat përballet biznesi.
Të qenurit drejtor informacioni në Report Tv për 17 muaj ishte një përvojë e jashtëzakonshme. E quaj të tillë pasi punova me një grup njerëzish në televizion, gazetën Shqiptarjacom print dhe online, të cilët unë i quaj heronj në atë që bëjnë çdo ditë, me ato burimeve njerëzore e teknike që kanë në dispozicion.
Megjithatë gjatë këtyre tre viteve mbërrita në përfundimin se nuk kishte ardhur ende koha për mua, të varja në gozhdë – siç thotë Indro Montaneli – këpucët e gazetarit, dhe të mbyllesha në zyrë larg vendbetejës së përditshme të lajmit, terrenit.”- shkruan gazetari në postimin e tij.