PASI PUBLIKOI KËNGËN E SAJ TË RE/ Tayna nis pushimet në vendin ku të gjithë ëndërroni të shkoni (FOTO) – AlpeGossip
PASI PUBLIKOI KËNGËN E SAJ TË RE/ Tayna nis pushimet në vendin ku të gjithë ëndërroni të shkoni (FOTO)

PASI PUBLIKOI KËNGËN E SAJ TË RE/ Tayna nis pushimet në vendin ku të gjithë ëndërroni të shkoni (FOTO)

Reperja shumë e komentuar, Tayna publikoi ditën e djeshme këngën e saj më të re me titull “Kce” që u pëlqye shumë nga publiku dhe vëmendje mori edhe prania e Kejvina Kthellës në videoklip.

Pas publikimit të projektit të ri, Tayna ka shkuar për pushime.

Reperja ndodhet në ishullin Phuket, në Tajlandë ku muajin e kaluar ndodheshin edhe Eni Koçi me Gencin.

Ishulli Phuket është kthyer në një nga destinacionet e preferuara të VIP-ave shqiptarë e me siguri të gjithë do donin ta vizitonin.

Tayna nuk e ka bërë të ditur me kë ndodhet në Tajlandë, por nga atje ka postuar vetëm një video ku shfaqet duke shijuar natyrën teksa në sfond dëgjon këngën e saj të re ndërsa në një video tjetër shfaqet duke pozuar para pasqyrës me një fustan që i nxjerr në pah linjat.