TRENDET E VERËS 2019/ Bikinit që ”fiksuan” VIP-et shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
TRENDET E VERËS 2019/ Bikinit që ”fiksuan” VIP-et shqiptare (FOTO)

TRENDET E VERËS 2019/ Bikinit që ”fiksuan” VIP-et shqiptare (FOTO)

Këtë vit është folur shumë për trupat e VIP-eve tona për shkak të fotove të shumta që ato kanë postuar me rrobabanjo. Shumë prej komenteve që ato kanë marrë kanë qenë pozitive por patjetër ka patur dhe nga ato komente ”pikante”.

Këtë herë do të flasim jo për mënyrën se si VIP-et duken, por për modelet e rrobabanjove që ato kanë zgjedhur të përdorin. Duke u bazuar në trendet që kanë qenë këtë verë ne do të shohim se çfarë modeli ka zgjedhur secila prej tyre të përdorë.

1.Trendi i Bikinive ngjyrë neon.

Kejvina Kthella                                             Aulona  Musta                                       Rashel Kolaneci

  

Modeli i rrobabanjove neon si fillim nisi me Kylie Jenner. Më pas filloi të përhapej aq shumë saqë tashmë është kthyer në trend. Ngjyra neon krijon pamjen e një trupi më të nxirë dhe kjo është arsyeja pse janë kaq të preferuara nga çdokush.

2.Bikinit me nyje

Ilda Bejleri                                                  Oriola Marashi                                    Belinda Dragoti

   

Bikinit me nyje në pjesën e lartme janë të thjeshta dhe praktike. Kjo është arsyeja pse janë kthyer në një trend dhe VIP-at i përdorin në mënyrën më të mirë të mundshme.

3.Bikinit me printe kafshës

Aulona Musta                                             Lori Hoxha                                                       Sara Hoxha

  

Ky model rrobabanjosh ka qenë një ndër më të përdorurat këtë verë dhe nuk parashikohet të dali nga moda dhe për disa kohë të tjera. Mesa kemi parë dhe personazhet tona të famshme e dashurojnë këtë trend.

4.Bikinit e rehatshme

Armina Mevlani                                                                                                  Sara Hoxha 

   

E patjetër që kur vjen puna tek të qënurit rehat të gjithë jemi dakord dhe nuk kemi kundërshtime. Këtë mendim kanë patur dhe VIP-et tona këtë sezon. Duke i përdorur këto lloj rrobabanjosh, përveç se janë ndjerë rehat ato janë dukur dhe shumë bukur.