“AI SILLET MIRË…”/ Jasmina publikon FOTON me Andin dhe ja çfarë shkruan – AlpeGossip
“AI SILLET MIRË…”/ Jasmina publikon FOTON me Andin dhe ja çfarë shkruan

“AI SILLET MIRË…”/ Jasmina publikon FOTON me Andin dhe ja çfarë shkruan

Jasmina, konkurrentja e “Për’puthen” është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku ndan me fansat e saj momente nga jeta e saj.

Ajo publikon shpeshherë foto apo video me konkurrentët e tjerë të këtij programi, por mund të themi se ata që spikasi janë imazhet me Andin, djalin për të cilin Jasmina është shprehur që në fillim se ka një pëlqim ndaj tij.

Ky i fundit ka dhënë deklaratën e fortë se është në program vetëm për Jasminën.

Së fundmi, ajo ka publikuar një foto në InstaStory me Andin, i cili e ka përqafuar në mënyrë “të dhunshme”dhe Jasmina ka shkruar me humor:

“Të do më thanë. Kujdeset për ty më thanë. Ai të trajton mirë më thanë”.

Kujtojmë se po ashtu edhe konkurrenti tjetër i “Për’puthen”, Princi ka shprehur një pëlqim ndaj saj.

Pak ditë më parë, Jasmina ka publikuar në InstaStory, disa video ku dëgjohen dy djemtë teksa repojnë dhe i dedikojnë vargje asaj.

Andi Artani: Kjo shkon për Jasminën: Nuk e di ku dole moj ti Jasmina, erdhe dhe më sulmove sikur Hiroshima, kemi pas puthje, kemi pas zveshje, por ma knaq zemrën kur ta shoh atë buzëqeshje. Ti e din që jam person i përpiktë, por do ta shohim se a do të dalim nga këtu çift.

Princ Mile: Cuna erdhi dita që zërin të ma dëgjoni, në CD dhe diskotekë kudo që të shkoni. Ma nxiu jetën mësuesja se shkoja me vonesë, më priste me shkop në dorë, e ngacmoja Jasminën se kisha dashuri. Mësuesja për xhelozi më çonte në drejtori… Më hyri në qejf rakia dhe marijuana, por më shumë nga të gjitha më pëlqente Jasmina që filloi të më jepte mësim privat, nga 69 në 77. Cdo ditë më mësonte një mësim të ri, pa u lodhur më mësonte deri në çmendinë.”