PUTHJE DHE PËRQAFIME NË PUBLIK/ Robert Berisha kapet mat me të dashurën misterioze – AlpeGossip
PUTHJE DHE PËRQAFIME NË PUBLIK/ Robert Berisha kapet mat me të dashurën misterioze

PUTHJE DHE PËRQAFIME NË PUBLIK/ Robert Berisha kapet mat me të dashurën misterioze

Robert Berisha ka qenë shumë i komentuar këto kohë për jetën e tij private që pas ndarjes nga Nora Istrefi. Paparacët duket se e po e ndjekin kudo Robertin i cili së fundmi është fotografuar sërish me një vajzë misterioze.

Në fotot e siguruara nga “Review”, Roberti shihet i përqafuar me një vajzë identiteti i të cilës nuk dihet. Madje po thuhet se dyshja kanë qenë duke u puthur, por kjo nuk mund të dallohet qartë.

Fotot janë shkrepur në një kafe në Prishtinë.

Kujtojmë që më parë Roberti u përfol për një lidhje me modeles Xhesi Kadiu, por rezultuan lajme të pavërteta pasi këngëtari deklaroi se ajo ishte thjesht protagoniste në klipin e tij.