Një video ku shihet që Presidenti i SHBA-ve teksa ngjiste shkallët e avionit në aeroportin Minneapolis-Saint Paul. Por çudia nuk qëndron në faktin që Donald Trump ka hipur në avion, por tek këpucët e tij.
Nëse e shikoni videon me kujdes në këpucën e Presidentit kishte ngecur një letër higjenike dhe kjo gjë e ka bërë të kalojë një moment të sikletshëm përpara kamerave.
Videoja është komentuar shumë në rrjetet sociale. “Më pëlqeu se si letra higjienike u shkëput nga këpuca e Trump në fund të shkallëve, dukej sikur edhe ajo donte vëmendjen maksimale të kamerave,”- shkruan njëri.