“QAJA SE NUK DOJA TA LINDJA”/ Jona Spahiu rrëfen eksperiencën e pazakontë të shtatzënisë (VIDEO) – AlpeGossip
“QAJA SE NUK DOJA TA LINDJA”/ Jona Spahiu rrëfen eksperiencën e pazakontë të shtatzënisë (VIDEO)

“QAJA SE NUK DOJA TA LINDJA”/ Jona Spahiu rrëfen eksperiencën e pazakontë të shtatzënisë (VIDEO)

Moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë në shtator të këtij viti. Ajo solli në jetë vogëlushin që e pagëzoi me emrin e veçantë Raiden, kuptimi i të cilit është ‘Zot i dritës dhe i vetëtimës’.

Në një video të publikuar së fundmi në kanalin e saj në Youtube, Jona ka ndarë me të gjithë eksperiencën e veçantë të shtatzënisë, duke treguar se gjithçka e kishte marrë me sportivitet dhe i kishte shijuar shumë 9 muajt e pritjes.

Jona rrëfen se nuk kishte dëshirë që djali i saj t’i përkiste shenjës së virgjëreshës në horoskop. Megjithatë, kjo gjë ndodhi si për ironi të fatit dhe ditën që i duhej të lindte, bashkëshorti i saj Frenkli tallej me të.

“Unë qaja sepse nuk doja që djalin ta lindja në atë ditë dhe të ishte një virgjëreshë. Nuk qaja për asgjë tjetër. Shkojmë në spital dhe gjatë gjithë rrugës thoja ‘Jo, djali im nuk do të lindë sot’. Akoma nuk e kisha besuar që kjo gjë më kishte ndodhur mua.”- tregon Jona duke qeshur.