NGA LODHJA TEK HUMORI/ 5 shenjat që ju dërgon trupi për t’ju treguar se duhet të ndërroni dietën – AlpeGossip
NGA LODHJA TEK HUMORI/ 5 shenjat që ju dërgon trupi për t’ju treguar se duhet të ndërroni dietën

NGA LODHJA TEK HUMORI/ 5 shenjat që ju dërgon trupi për t’ju treguar se duhet të ndërroni dietën

Një dietë e mirë ushqimore është çelësi i një jetese të shëndetshme. Gjithsesi ndonjëherë e kemi të vështirë të identifikojmë të gjitha ushqimet që i bëjnë mirë organizmit tonë. Megjithatë ka disa shenja që jua dërgon vetë trupi, për t’ju treguar se duhet patjetër të ndërroni dietën ushqimore. Më poshtë do të gjeni disa prej tyre të renditura nga ‘Times of India’.

Era e keqe e gojës

Është diçka shumë normale nëse goja juaj mban erë të keqe kur zgjoheni në mëngjes, por nëse kjo vazhdon edhe gjatë ditës duhet të shqetësoheni. Kjo tregon se ju nuk po konsumoni aq ushqim sa duhet dhe aroma e keqe e gojës është pjesë e një procesi metabolik të quajtur ketosis.

Rënia e flokëve

Nëse shikoni se keni rënie flokësh, kjo do të thotë se mund të keni mungesë hekuri në trup. Nëse ky është rasti juaj atëherë duhet të konsumoni sa më shumë brokoli dhe mish të kuq.

Probleme me tretjen

Nëse keni probleme me tretjen e ushqimit, atëherë trupi juaj do t’ju tregojë se duhet të pini më shumë ujë. Në dietën tuaj duhet të përfshini më shumë fibra dhe ujë për lëvizjen normale të zorrëve.

Ndiheni gjithmonë të lodhur

Një nga arsyet pse ndiheni të lodhur ka të bëjë me sheqerin. Nëse konsumoni një kompleks karbohidratesh do të ndiheni të lodhur dhe pa energji.

Jeni gjithmonë me humor të keq

Nëse ndiheni gjithmonë të acaruar kjo mund të ketë të bëjë me dietën tuaj jo të shëndetshme. Nëse nuk konsumoni sa duhet karbohidrate do të ulet niveli i sheqerit në gjak dhe kjo do t’ju bëjë nevrik. Duhet të shtoni më shumë karbohidrate në dietën tuaj.