Kardashian-ët shkojnë në Disneyland dhe sytë e të gjithëve ishin mbi veshjen e Kim-it (FOTO) – AlpeGossip
Kardashian-ët shkojnë në Disneyland dhe sytë e të gjithëve ishin mbi veshjen e Kim-it (FOTO)

Kardashian-ët shkojnë në Disneyland dhe sytë e të gjithëve ishin mbi veshjen e Kim-it (FOTO)

Është vendi më i lumtur në tokë ku mund të kaloni pushime të mrekullueshme me familjen.

Kim Kardashian dhe familja e saj janë parë të kenë vizituar Disneyland në Anaheim të Kalifornisë të martën.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen përreth ishte veshja e yllit 37- vjeçar , e cila kishte veshur një xhaketë të gjelbër neoni me pantallona të shkurtra stil çiklisti të argjendta. Gjithashtu Kim kishte ekspozuar barkun dhe kishte veshur atlete me çorape të gjata.

Protagonstja e “Keeping up with the Kardashians” kishte lëshuar flokët e saj tëzeza të gjata duke i dhënë pamjes së saj më shumë hijeshi.

Me të ishte edhe motra e saj Kourtney, e cila u shfaq tejet sportive me një palë streçse të zeza dhe një pulovër blu.