RENATO MEKOLLI FLET “PA DORASHKA”/ Ky personazh i njohur është shumë tekanjoz për ushqimin – AlpeGossip
RENATO MEKOLLI FLET “PA DORASHKA”/ Ky personazh i njohur është shumë tekanjoz për ushqimin

RENATO MEKOLLI FLET “PA DORASHKA”/ Ky personazh i njohur është shumë tekanjoz për ushqimin

Shefi i kuzhinës Renato Mekolli është aktualisht një ndër personazhet publikë më të diskutuar. Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në ‘Pop Culture’ dhe ka folur për programin e ri televiziv, karrierën dhe jetën personale.

Siç dihet shefi i suksesshëm ka një restorant të vetin ku gatuan me ndihmën e një stafi profesionistësh. Sigurisht ‘Umami’ vizitohet edhe nga personazhe publikë, jo më kot Renato nuk arriti t’i shpëtojë një pyetjeje ngacmuese rreth kësaj teme.

Moderatorja e programit Dojna Mema e ka pyetur për personazhin publik që është më tekanjoz për ushqimin. Me vështirësi shefi i kuzhinës pranoi se është Alketa Vejsiu. “Të gjithë janë tekanjozë dhe kanë merak tek ushqimi, por do të veçoja Alketën të cilën e dua shumë.

Ajo është e pavendosur, por në fund e lë gjithmonë në dorën time zgjedhjen dhe i beson shumë ushqimit që gatuaj unë. Kur vjen Alketa biseda mbyllet me: “E di vetë ti”,-u shpreh Renato duke qeshur. Shefi i njohur prej javësh është i pranishëm në ekranin e ‘Top Channel’ me programin televiziv ‘Hell’s Kitchen’ që komentohet shumë.