Rina Balaj është një ndër reperet më të komentuara të momentit.
Për shkak të stilit të veçantë dhe debateve që ka pasur me kolegët e saj, Rina ka ditur gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, karrierën e saj muzikore e ka nisur vite më parë dhe daljet e saj të para kanë qenë në “X Factor Albania’.
Këngëtarja nuk e kaloi fazën megjithatë dëshira dhe pasioni nuk e ndaluan për të ecur para.
Në performancën e saj në “X Factor” ajo ishte 15 vjeçe dhe shfaqej me flokë të gjatë, ndërsa pak kohë më pas ka bërë ndryshim drastik në pamjen e saj.
Pak më parë ajo ka publikuar në Instatsory një foto ku tregon si dukej në moshën 16 -vjeçare dhe ndryshimi është mjaft i dukshëm.
Në atë kohë ajo ka pasur piercing në hundë, madje ka shkurtuar edhe flokët.