TAKIMI ME MELISËN/ Ana del nga studioja dhe i gjuan me shpullë Fationit (VIDEO) – AlpeGossip
TAKIMI ME MELISËN/ Ana del nga studioja dhe i gjuan me shpullë Fationit (VIDEO)

TAKIMI ME MELISËN/ Ana del nga studioja dhe i gjuan me shpullë Fationit (VIDEO)

Pasditen e sotme në “Përputhen” u transmetua takimi mes Melisës dhe Fationit. Dyshja treguan një afrimitet të madh me njëri-tjetrin, duke mos i kursyer përqafimet, puthjet dhe prekjet.

Takimi i tyre nuk u prit aspak mirë nga Ana. Ajo i numëroi Fationit gabimet që nuk ia kishte thënë kurrë më parë. Më pas, Ana u largua befasisht nga studioja, duke i gjuajtur në shpullë.

Pjesë nga biseda në studio:

Ana: Po e nis që nga dita që unë deklarova se do ndryshoja copëzat që ti nuk pëlqeje tek unë. Ti po atë ditë ma shpërbleve goxha bukur në fakt, po prisje gocat e reja, apo jo? Kur po prisje vajzat e reja, ti minimumi duhet të më jepje pak hapësirë për t’i ndryshuar disa gjëra unë. Ndërkohë që ty t’u zbehën ndjenjat, edhe mua m’u zbeh dëshira për të plotësuar deklaratën.

Fationi: Unë s’të kam thënë të ndryshosh gjë për mua. Ke qenë ti që ke thënë që do ndryshosh për Fationin. Dhe kur kemi dalë në takim, unë jam shprehur që jam për të katërta vajzat, nuk kishte lidhje me ty. Ti çfarë bëre?

(Ana qesh)

Fationi: Mos qesh kot me ironi se është palidhje.

(Ana i gjuan në shpullë dhe del nga studioja)

VIDEO