KORONAVIRUSI/ Ja si po e kalojnë kohën në shtëpi Besi, Xhensila dhe Ajka – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Ja si po e kalojnë kohën në shtëpi Besi, Xhensila dhe Ajka

KORONAVIRUSI/ Ja si po e kalojnë kohën në shtëpi Besi, Xhensila dhe Ajka

Mbrëmjen e kaluar, aktori Bes Kallaku dha një mesazh të rëndësishëm sensibilizimi për ndjekësit e tij në Instagram, lidhur me situatën e koronavirusit në vend.

“Pertej shakase, eshte nje situate qe kerkon ndergjegjesim tek secili prej nesh. Ne shume shtete situata eshte akoma me e rende. Nuk na ben me te forte as rakia as te qenurit shqiptar. Ndiqni te gjitha rregullat e higjienes edhe evitojme daljet. Zoti ju rujt. 🙏🙏🙏. Do ja dalim edhe kete here si gjithmone. 💪🏼🙌🇦🇱”- shkruante Besi krahas videos, duke treguar se tashmë ishte izoluar në shtëpi.

 

Sot, Xhensila ka treguar si po e kalon kohën familja e tyre dhe Ajka duket se ka marrë të gjithë vëmendjen e mundshme.

Tashmë, prindërit e saj janë 24 orë të lirë për të dhe në foton e publikuar nga Xhensila në InstaStory, duket se e vogla po argëtohet pa masë.

Ajo dhe Besi shfaqen të shtrirë në dysheme pranë kukullave të Ajkës, teksa të dy luajnë me njëri-tjetrin.

Duket se kjo situatë do të zgjasë për shumë kohë në çdo familje, pasi numri i të prekurve nga koronavirusi po rritet dita-ditës.

Sot u konfirmuan 8 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, duke e çuar në 23 numrin e tyre.