Enca dhe Roza u përfshinë në qershorin e vitit të kaluar në një sherr të bujshëm. Edhe pse kanë kaluar muaj të tërë, ato vazhdojnë të mbajnë inat me njëra-tjetrën.
E ftuar në “Shiko kush luan”, gjatë një loje Enca e vlerësoi Rozën me 1 pikë nga të gjithë personazhet që kishte në ekran. Ndërsa Roza kur kishte të ftuar në emisionin e saj “Why not”, Edona Gashin, përfaqësuesen e “OnRecords” dhe teksa po flisnin për Rina Balajn, hodhi ‘kunjën’ se çfarë ka thënë Rina për këtë mbretëreshën e Instagramit në Arabinë Saudite, duke iu referuar Encës.
Rozës nuk i ka dalë ende inati me këngëtaren dhe sot në një intervistë për “Prive”, kur u pyet se kë nuk do e ftonte në emisionin e saj pa ia përmendur emrin la të nënkuptohet se nuk do ta ftonte kurrë Encën.
“Nuk do e ftoja njërën që është mbretëresha e Instagramin sepse e ndjekin të gjithë 12 vjeçarët”, u përgjigj Roza.