Pasi u eliminuan nga “Sfida e rezistencës”, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë biseduar me njëri-tjetrin te dhoma e gjumit.
Këngëtari duke qeshur i tha se njeh 90 për qind të Tiranës, të lokaleve dhe restoranteve më me emër dhe të famshëm, e kudo që ajo të shkojë do i thonë “erdhi Kiara”.
Kjo e fundit i thotë se kjo gjë nuk është normale dhe se nuk ka frikë që t’i thotë se po del dhe me kë është. Pastaj moderatorja i tha se pasi të dalin, nuk do jenë direkt bashkë në një shtëpi.
Pjesë nga biseda:
Luizi: E vetmja gjë që ti nuk di për mua është se unë njoh 90 për qind të Tiranës, lokaleve, restoranteve më me emër dhe të famshëm
Kiara: Edhe?
Luizi: Kudo që të shkosh ma nisin vetë me mesazh, me foto madje ‘Luiz të erdhi gruaja’
Kiara: Mos më thuaj grua
Luizi: ‘Erdhi Kiara, do vish edhe ti më vonë’. Nuk kam nevojë me të pyetur ku je
Kiara: E pse duhet ta bësh këtë ti?
Luizi: Unë me e ba?
Kiara: Se nuk është normale
Luizi: Unë me bë? Jo, ma bëjnë ata mua
Kiara: Nuk është normale kjo gjë
Luizi: Do u them unë atyre kudo që shkosh ‘nuk është normale që ma tregoni, po ma nisni edhe një plan tjetër, se nuk i pashë ata dy tjerët kush ishin’
Kiara: Pse e tillë jam unë, që kam frikë të them ku dal e më kë jam
Luizi: Nuk bëhet fjalë. Po unë nuk të them
Kiara: Si nuk thua?
Luizi: Unë nuk pyes
Kiara: Si nuk pyet?
Luizi: Ore nuk pyes
Kiara: Nuk ka asgjë të keqe të pyesësh ‘ça bën, me kë je?’. Unë ta them realisht, nuk është se kam frikë të dal
Luizi: Problemi është se unë nuk kam qejf me pyet, kam qejf ti me më thënë pa të pyetur.
Kiara: Po të shkruaj se po dal
Luizi: Ku do më shkruash? Prej ku po del? A po del prej shtëpie?
Kiara: Po jam në shtëpinë time njëherë unë, nuk do jemi direkt bashkë
Luizi: Kush tha moj?
Kiara: Po rri o vlla të bëjmë pak pushim, na le rehat, hej Zot
Luizi: Do kemi hapësirën tonë?
Kiara: Po normal, në fillim do kemi sa dal nga shtëpia
Luizi: Nja 8 muaj do rrimë kështu
Kiara: 8 muaj, 1 vit, varet