“TI NUK JE MIRË”/ Plas debati mes Efit dhe Teas: Të erdhi zëri – AlpeGossip
“TI NUK JE MIRË”/ Plas debati mes Efit dhe Teas: Të erdhi zëri

“TI NUK JE MIRË”/ Plas debati mes Efit dhe Teas: Të erdhi zëri

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka pasur debate të shumta dhe me tona të forta gjatë mbrëmjes së djeshme. Në një debat janë përfshirë Tea Trifoni dhe Efi Dhedhes.

Kjo e fundit i thotë Teas se “nuk është mirë” dhe Trifoni i përgjigjet: “Ka kohë që ta ka thënë Luizi”.

Pjesë nga debati:

Tea: Po ça thua o Ef, ça thua. Sapo i thashë atij se kam një parandjenjë, i thashë po bëja shaka, ti më thua mua ‘ma di vlerën, s’ma di vlerën’.

Efi: Unë dëgjova Oltën

Tea: Pastaj ça lidhje ka vlera jote? A varet vlera jote nga pëlqyeshmëria që ke ti në publik

Efi: Vlerën për pëlqyeshmërinë po them, s’po them unë sa vlen

Tea: Atë nuk e parashikojmë dot fare ne

Efi: Në sytë e tu moj. Ça ke mi? Të erdhi zëri

Tea: Pse reagon kështu?

Efi: Ça thua re

Tea: Ç’është ky reagim që pate ti për një gjë që i thashë unë dikujt tjetër

Efi: Nuk dhashë asnjë reagim. Unë t’u ktheva si njeri, ti po bërtet

Tea: Jo, unë nuk mendoj se m’u ktheve si njeri

Efi: Po ik o vlla se ti nuk je mirë, ta kam thënë unë se nuk je mirë, varet si ta jep rradakja

Tea: Ka kohë që ka thënë Luizi që nuk jam mirë

Efi: Bravo, alamet argumenti