Pesë arsye pse u bien më shumë flokët gjatë stinës së verës - AlpeGossip
Pesë arsye pse u bien më shumë flokët gjatë stinës së verës

Pesë arsye pse u bien më shumë flokët gjatë stinës së verës

Vera konsiderohet si stina perfekte për t’u çlodhur dhe për të fituar energji të reja. Megjithatë përkrah gjithë kënaqësive, gjatë verës mund të krijohen probleme të shumta si me lëkurën ashtu edhe me flokët. Dielli, klori dhe vetë uji i detit ndikojnë negativisht, duke i bërë flokët më të thatë dhe mund të thyhen lehtësisht. Për të kontrolluar dëmtimet në flokë duhet të dini së pari se çfarë i shkakton problemet e tyre.

1.Dielli

Rrezet ultraviolet të diellit ndikojnë negativisht duke thithur të gjithë lagështirën në flokun tuaj dhe i dëmtojnë shumë ata. Flokët fillojnë të humbasin ngjyrën dhe të bëhen më të thatë. Për ta parandaluar këtë gjë duhet ta mbroni flokun me një kapele të madhe ose të përdorni një mbrojtës kundër nxehtësisë.

2.Klori

Gjatë verës ne jemi më shumë të ekspozuar ndaj kimikateve, kryesisht klorit, që gjendet me shumicë në pishina. Për këtë arsye flokët thahen, bëhen më të brishtë dhe mund të thyhen më lehtë. Për ta parandaluar duhet të aplikoni në flokë vaj ulliri ose kokosi për t’i mbajtur të shëndetshëm.

3.Zbokthi

Moti i nxehtë përkeqëson zbokthin, duke qenë se temperaturat e larta janë ideale për shumimin e mikrobit që shkakton zbokthin. Nëse zbokthi nuk trajtohet mund të shkaktojë probleme në skalp dhe kështu do të humbisni më shumë flokë. Për ta parandaluar duhet të përdorni gjatë gjithë muajve të verës një shampo kundër zbokthit

4.Krehja e flokëve të lagur

Gjatë verës floku është pothuaje përditë në kontakt me ujin. Kështu në momentin kur flokët janë të lagur e mira është që të shmanget krehja e tyre, duke qenë se flokë kanë tendencë të bien më shumë kur janë të lagur.

5.Balsami i flokëve

Balsami i flokëve është armiku më i madh i flokëve tuaj gjatë stinës së verës. Balsami largon lagështirën nga flokët dhe i bën ata të thatë dhe kështu mund të thyhen më lehtë. Për ta parandaluar duhet të përdorni sa më pak balsam ose të përdorni maska hidratuese për flokët njëherë në javë