NUK ISHTE I LUMTUR PËR DASMËN E SARËS DHE LEDIONIT/ Zbuloni kush nuk ra dakord për… – AlpeGossip
NUK ISHTE I LUMTUR PËR DASMËN E SARËS DHE LEDIONIT/ Zbuloni kush nuk ra dakord për…

NUK ISHTE I LUMTUR PËR DASMËN E SARËS DHE LEDIONIT/ Zbuloni kush nuk ra dakord për…

U konceptua të ishte një dasmë tërësisht private, të ftuarit nuk do të postonin asnjë foto apo video nga momentet e ceremonisë. Edhe pse ditët e para pamjet e nxjerra nga martesa e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës ishin sporadike, kurioziteti ishte aq i madh saqë pak nga pak u zbuluan veshjet e çiftit, pamjet nga arredimi i ambjentit ku u zhvillua ceremonia dhe shumë detaje të tjera.

 

Por duket se momente shumë të bukura janë regjistruar në prapaskenë gjatë kohës që të gjithë përgatiteshin. Në videon që Lori Hoxha ka postuar disa orë më parë në “Youtube” krahas të tjerave bie në sy biseda ajo ka kryer me të nipin, London.

Lori e pyet London-in në qoftë se ishte i lumtur që mami dhe babi po martoheshin dhe vogëlushi me pafajsinë e një fëmije thotë “jo”.

 

Ka qenë pikërisht Sara e cila ka ndarë këtë moment me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, nëpërmjet një videoje të postuar në “Instagram”. Ndoshta rrëmuja e përgatitjeve e ka hutuar disi vogëlushin i cili ndryshe nga shumica e fëmijëve të tjerë ka parë prindërit e tij të martohen.