IU DOLËN TË GJITHA SHESHIT/ Pas Mozzik edhe Getinjo pjesë e ngjarjeve të fundit – AlpeGossip
IU DOLËN TË GJITHA SHESHIT/ Pas Mozzik edhe Getinjo pjesë e ngjarjeve të fundit

IU DOLËN TË GJITHA SHESHIT/ Pas Mozzik edhe Getinjo pjesë e ngjarjeve të fundit

Rasti i Loredanës ka qenë një ndër më të diskutuarit në media ditët e fundit. Këngëtarja shqiptare thuhet se kishte marr 900.000 franga nga një çift zviceran, akuza këto që Loredana i hodhi poshtë duke treguar se lekët janë dhënë me dëshirë të plotë nga ana e Petrës dhe bashkëshortit të saj.

Mirëpo, siç duket problemet për këngëtaren e njohur nuk kanë fund. Mediat zvicerane nga dita në ditë po nxjerrin të tjeramashtrime nga ana e këngëtares. Më i fundit ishte dje, ku doli se këngëtarja dhe bashkëshorti i saj Mozzik kishin marrë një anije me qira, mirëpo kurrë nuk i kishin dhënë lekët pronarit.

Ditën e sotme, media zvicerane ’20 Minuten’ ka zbuluar se nga lekët që reperja i ka marr zviceranes kanë përfituar edhe anëtar të tjerë të familjes së saj dhe madje dhe vëllai i Mozzik, Getinjo.

Sipas tyre, vëllai i saj me emrin Berat, duke u paraqitur si “Antonio Cas”, mori nga Petra Z. 200 mijë franga të gatshme ndërkohë nëna e Loredanës mori rreth 3500 franga zvicerane. Ndërsa Getinjo ka arritur të marrë 12 mijë franga nga Petra Z në 13.12.2017. Petra Z ka publikuar të gjitha faturat në mediat zvicerane duke treguar se ajo nga frika i kishte dhënë këto lekë.

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer se vëllai i Loredanës, Fatoni i cili nuk të hyjë në Zvicër e ka marrë në telefon ditën që Loredana u morë nga shtëpia e saj duke e akuzuar Petrën për ar.res.ti.min e së motrës.

Mësohet gjithashtu se anëtarët e përmendur të familjes nuk janë të ak.uzuar ose të përfshirë në procedurën penale kundër Loredanës.