"TË DUA"/ Pas rikthimit nga udhëtimet Jonida Maliqi bën dedikimin për personin e zemrës - AlpeGossip
“TË DUA”/ Pas rikthimit nga udhëtimet Jonida Maliqi bën dedikimin për personin e zemrës

“TË DUA”/ Pas rikthimit nga udhëtimet Jonida Maliqi bën dedikimin për personin e zemrës

Jonida Maliqi prej kohësh është e angazhuar në festat e organizuara në vende të ndryshme për “Eurovizionin”.

Në këtë mënyrë shumicën e kohës e ka kaluar larg shtëpisë së saj në Tiranë dhe djalit Dan.

Për këtë arsye pas rikthimit të saj në Shqipëri vendosi që të kalonte kohë me të birin.

E hëna e Jonida Maliqit ishte në Zvërnec të Vlorës dhe këtë e bëri të ditur me një foto të postuar në Instagram.

Këngëtarja e njohur shqiptare shihet teksa ecën për dore me Danin dhe në mbishkrimin e postimit shkruan: “Të dua kaq shumë…”.

Kujtojmë se Jonida përfaqëson këtë vit Shqipërinë në “Eurovizion” më këngën “Ktheju Tokës” dhe pritet të performojë më 16 maj.

View this post on Instagram

Te dua kaq shume…❤️

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on