“TË DUA…”/ Romeo i bën surprizën më të këndshme Jonidës dhe i uron një ditë të bukur (FOTOT) – AlpeGossip
“TË DUA…”/ Romeo i bën surprizën më të këndshme Jonidës dhe i uron një ditë të bukur (FOTOT)

“TË DUA…”/ Romeo i bën surprizën më të këndshme Jonidës dhe i uron një ditë të bukur (FOTOT)

Prej disa kohësh, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, të cilën nuk e fshehin më nga askush.

Ata janë kthyer në dyshen më të ëmbël të Instagram-it dhe fansat presin me padurim foto e video të çiftit së bashku.

Sot, Romeo i ka bërë surprizën më të bukur partneres së tij të zemrës, për t’i rregulluar jo vetëm ditën, por edhe javën.

Ai i ka dërguar një buqetë me trëndafila të kuq, bashkëngjitur me një pusullë ku shkruhej:

“Javë të bukur. Të dua”, ndërsa ky gjest e ka gëzuar pamasë këngëtaren.

“Plasën trëndafilat këtej”- shkruan Jonida krahas videos ku etiketon partnerin.

Epo dashuria këto ka!