Njihuni me mësuesin e devotshëm, shkon në shkollë vetëm për 1 nxënës – AlpeGossip
Njihuni me mësuesin e devotshëm, shkon në shkollë vetëm për 1 nxënës

Njihuni me mësuesin e devotshëm, shkon në shkollë vetëm për 1 nxënës

Një mësues i devotshëm ka prekur zemrat e milionë njerëzve pasi rasti i tij u bë publik. Ai i jep mësim vetëm një nxënësi në një shkollë të vogël në një fshat të Kinës.

Mësuesi Xu Zefeng është mësuesi i vetëm në shkollën ” China’s Youcheng Primary School”, ku  i jep mësim nxënësit të vetëm 11-vjeçar, Xu Jiaqi.

Ai është një mësues i devotshëm dhe që e bën me dëshirë detyrën, edhe pse i duhet të udhëtojë shumë gjatë për të takuar nxënësin e tij.

Xu nisi të japë mësim në shkollën fillore Youcheng, në vitin 1982. Ai ka pasur edhe kohëra të arta, kur u jepte mësim mbi 100 nxënësve, në vitet ’90 dhe kur në shkollë kishte shumë më shumë mësues sesa tani.

Me ndryshimin e planit urbanistik, një shkollë e re u ndërtua në qendër të qytetit, poshtë kodrës dhe prindërit nisën t’i dërgonin fëmijët e tyre atje, për të pasur një edukim më të mirë.

Pjesa më e madhe e nxënësve u largua, ndërsa Jiaqi nuk e ndërroi kurrë shkollën.

Jiaqi është një prej 9 milionë fëmijëve që janë braktisur nga prindërit në Kinë. Nëna e braktisi kur ishte fëmijë, ndërsa i ati shkoi të punonte në një qytet tjetër, duke e lënë vetëm 11-vjeçarin.

Jiaqi u dërgua në shkollë nga gjyshi dhe të dy luftojnë për të fituar bukën e gojës. I riu ka thënë për mediat se nuk do që ta lejë gjyshin e moshuar në fshat, pasi shqetësohet se nuk do të ketë asnjë njeri që të kujdeset për të më pas.

Kështu, shkolla Youcheng është shndërruar në shkollën më të vetmuar në Kinë, ku mësuesi Xu jep mësim në klasat e zbrazura nga nxënësit.

Mësuesi 54-vjeçar jep 8 lëndë, përfshirë gjuhën, matematikën, muzikën dhe edukimin fizik.

Edhe pse duket si një vend i zbrazët, mësuesi Xu dhe nxënësi i tij kalojnë një kohë shumë të madhe brenda shkollës së boshatisur.

 

Sëfundmi mësuesi ka kërkuar që nxënësi i tij të transferohet në një shkollë tjetër në qytet, pasi edukimi i tij kërkon më shumë impenjim, por edhe pse gjyshi i 11-vjeçarit ka pranuar, është druajtur pasi asnjë shkollë nuk është falas dhe ata nuk kanë mjaftueshëm para.

 

Prej momentit kur ngjarja është raportuar në media, të shumtë kanë qenë ata që kanë bërë dhurime për gjyshin dhe djalin, e ndaj, shumë shpejt të dy do të zhvendosen më pranë qytetit e qendrave të banuara.

Ndërkaq, mësuesi do të duhet të largohet nga shkolla, pasi ajo të mbyllet.