“O TË HËNGSHA…”/ Arilena Ara tregon momentin e sikletshëm në mes të koncertit – AlpeGossip
“O TË HËNGSHA…”/ Arilena Ara tregon momentin e sikletshëm në mes të koncertit

“O TË HËNGSHA…”/ Arilena Ara tregon momentin e sikletshëm në mes të koncertit

Gjatë këtij viti Arilena Ara ka qenë e angazhuar me koncerte të shumta jashtë vendit e një prej tyre këngëtarja e ka mbajtur në Rumani. Në sallën ku Arilena ka kënduar ka qëlluar një shqiptar i cili e ka vënë në siklet këngëtaren.

“Kisha koncert në Rumani, ishte mbushur plot salla, njerëzit brohorisnin, këndonin këngët. Mes gjithë asaj muzike, dëgjova një zë ‘O të hëngsha zemrën’. U habita. Vazhdova unë. Ai bërtiti prapë ‘O të hëngsha shpirtin’, ‘O dritë dielli’. U afrova tek publiku për të bërë foto, kur vjen ky me një tufë me euro. ‘Të hëngsha zemrën’, thoshte dhe hidhte lekët. Ja kam futur vrapit”, tregoi Arilena, e ftuar në “Xing me Ermalin”.