“LEPURUSH, FRIKACAK”/ Debati Luiz-Armaldo, strategjia e dy miqve për t’i shpëtuar nominimit – AlpeGossip
“LEPURUSH, FRIKACAK”/ Debati Luiz-Armaldo, strategjia e dy miqve për t’i shpëtuar nominimit

“LEPURUSH, FRIKACAK”/ Debati Luiz-Armaldo, strategjia e dy miqve për t’i shpëtuar nominimit

Ndryshe nga “Big Brother VIP 1”, kryefjala e këtij sezoni mbetet vetëm Luizi.

Mbështetja e publikut ndaj tij duket e “frikshme” pasi ai është kthyer pjesë e përditshmërisë dhe bisedave kryesore në kafe me shoqërinë dhe mbledhjeve familjare.

Dhe vet banorët janë shrehur se pa Luizin “Big Brother” nuk ka kuptim, sepse ai është i vetmi që krijon debate dhe diskutimet në prime janë vetëm për atë.
Gjatë një bisede me Luizin dhe Kiarën, Amaraldo u shpreh se pa Luizin nuk do kishte vlerë as “prime” sepse askush nuk krijon debat përveç tij, nëse ai sdo ishte të gjithë të tjerët do ishin të fjetur sepse me njëri-tjetrin nuk bëjnë debate. Ai gjithashtu e këshilloi Luizin të merret vetëm me një person që është Olta sepse vetëm ata diskutohen në prime.

Luizi dhe Amaraldo njihen që jashtë madje kane që të dy pjesmarrës në Eurovizion. Shumë shpesh aty brenda ata e kanë treguar që e kan xhan njëri-tjetrin duke pasur dhe biseda e batuta mes tyre.

Por së fundmi një debat ka ndodhur mes Luizit dhe Amarldos, ku më shumë duket si strategji sepse maestro ndodhet në nominim dhe duhet të krijojë debat, gjë që e shprehi para një dite.

Luizi dhe Armaldo debatuan me tone të ashpra këtë mëngjes. “Lepurush”, “Frikacak”, “Ti je lepur”, ishin disa nga epitetet që u përdorën gjatë debatit të tyre.

Armaldo i tha Luizit që të merret me banorët dhe jo me të, dhe se ai ka frikë. Por, Luizi i tha Armaldos se personi që ka frikë është ai, sepse nuk ulet përballë tij për të diskutuar.

Luizi i tha banorëve se Armaldo është frikacak dhe se dridhet kur flet me të.

Duke folur nga dera e shtëpisë, Armaldo i tha Luizit se atë e ka dobësuar shumë Kristi dhe Olta.

Luizi i tha Armaldos se do të jetë i nominuar ‘kokë më kokë’ me të. Kjo buzëqeshje shtoi Luizi, do të ngri të shtunën.

VIDEO

VIDEO

Alpegossip.al