TREJSI SEJDINI NË VIDEO TË TURPSHME? Modelja ka diçka për të thënë publikisht (FOTO) – AlpeGossip
TREJSI SEJDINI NË VIDEO TË TURPSHME? Modelja ka diçka për të thënë publikisht (FOTO)

TREJSI SEJDINI NË VIDEO TË TURPSHME? Modelja ka diçka për të thënë publikisht (FOTO)

Modelja e njohur Trejsi Sejdini prej kohësh ka lënë Shqipërinë dhe ka nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është një ndër modelet më të komentuara dhe së fundmi i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme.

Ndjekësit e saj i kanë dërguar mesazhe të shumta duke e pyetur nëse ajo është pjesë e një videoje të turpshme që po qarkullon në rrjet. Trejsi ka publikuar disa nga këto mesazhe në Instastory duke sqaruar se kurrë në jetën e saj nuk është marrë me të tilla gjëra.

“As kam pasur, as nuk kam për të pasur ndonjëherë video të turpshme dhe çfarëdolloj gjëje që më sillni në inbox, nuk jam unë. Ju falenderoj që merakoseni, por sinqerisht po më vjen turp qoftë dhe për këtë story. Gjithsesi mos bini pre e faqeve që bëjnë çdo gjë për klikime”, ka shkruar modelja.