I JAPIM TË DREJTË/ Gentian Zenelaj zbulon frikën më të madhe që ka dhe nuk është i vetmi (FOTO) – AlpeGossip
I JAPIM TË DREJTË/ Gentian Zenelaj zbulon frikën më të madhe që ka dhe nuk është i vetmi (FOTO)

I JAPIM TË DREJTË/ Gentian Zenelaj zbulon frikën më të madhe që ka dhe nuk është i vetmi (FOTO)

Aktori i humorit, Gentian Zenelaj ka publikuar pak minuta më parë një foto nga vizita e fundit tek dentisti. Krahas saj ai ka zbuluar se frika më e madhe e tij është pikërisht ky moment, të qenurit tek një klinikë dentare. Siç duket vizitat për dhëmbët nuk janë aspak të lehta për Gentin, por janë gjithsesi një detyrim.

Megjithatë aktori i dashur për publikun nuk është i vetmi që e ka këtë frikë. Sipas statistikave 75% e të rriturve kanë të njëjtin problem, i cili në gjuhën shkencore emërtohet si ‘Dentophobia’. Kjo lloj fobie lidhet në disa raste me frikën kundrejt mjekut, ndërsa në të tjera raste me frikën ndaj dhimbjes ose vetë mjeteve të punës që përdorin dentistët. E vetmja mënyrë për ta larguar është të këshilluarit me një specialist.