Blerim Destani prek ëndrrën Hollywood-iane, luan përkrah dy aktorëve me famë botërore – AlpeGossip
Blerim Destani prek ëndrrën Hollywood-iane, luan përkrah dy aktorëve me famë botërore

Blerim Destani prek ëndrrën Hollywood-iane, luan përkrah dy aktorëve me famë botërore

Aktori shqiptar Blerim Destani është një nga më të suksesshmit në vendin tonë. Ai ka luajtur në shumë filma, por më në fund ka arritur që të bëj realitet ëndrrën e tij dhe të luaj në një film në Hollywood.

Së fundmi aktori i njohur është bërë pjesë e filmit ‘The Poison Rose’ në të cilin luajnë edhe dy aktorët me famë botërore John Travollta dhe Morgan Freeman. Sipas revistës ‘Who’ ky film ka filluar xhirimet që në muajin maj dhe Blerimi do të luaj rolin e një djali meksikan, i cili do të quhet Lorenzo Rodriques.

Ky film do të jetë e stilit të dramave detektive dhe do të flas për një ish-futbollist, i cili bëhet pika e dobët e një vajze që është në telashe. Brenda këtij prodhimi kinematografik ka shumë skena krimi pasi futbollisti zbulon që vajza është e bija dhe shkon për ta shpëtuar atë.

Pritet që ‘The Poison Rose’ të ketë një sukses pasi krahasohet me filmat e famshëm “Chinatoën,” “L.A. Confidential,” apo “The Long Goodbye”.