EHH, KËTO PUNËT E ZEMRËS! Fifi e paska gjetur njeriun e duhur ja cili është problemi që e ka munduar tërë këto kohë (FOTO) - AlpeGossip
EHH, KËTO PUNËT E ZEMRËS! Fifi e paska gjetur njeriun e duhur ja cili është problemi që e ka munduar tërë këto kohë (FOTO)

EHH, KËTO PUNËT E ZEMRËS! Fifi e paska gjetur njeriun e duhur ja cili është problemi që e ka munduar tërë këto kohë (FOTO)

Disa muaj më parë mediat u pushtuan nga lajmet për dashurinë e pamundur të Fifit, e cila në një postim në Instastory shprehej se donte vetëm vëmendjen e një personi, madje thoshte se mund të bëhej çdo gjë edhe palaço vetëm që të ishte me njeriun e saj të zemrës.

Më tej në një postim tjetër, këngëtarja shpreh se nuk ishte dashuruar me njeriu e gabuar, por në kohën e gabuar.

Dhe të gjitha këto sapo morën kuptim.

Fifi nuk vuan nga një dashuri e pamundur, përkundrazi ajo është në një lidhje dashurie, por personi që i ka rrëmbyer zemrën ndodhet larg saj.

Këtë na e ka treguar vetë këngëtarja mbrëmjen e sotme teksa ishte e ftuar në “ Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nëse e ka kaluar karantinën me personin e zemrës.

Mirëpo, autorja e hitit ‘Zhurmë’  tha se e ka kaluar izolimin me shoqen e ngushtë sepse i dashuri i zemrës ndodhet larg saj.

“Fifi ka kaluar një distancim social në dashuri këto kohë”,- shtoi Alketa.

Deri tani nuk dihet ende për personin misterioz, por kohë më parë Fifi na ka treguar për një person që i fillon emri me XH.

Ndërkohë, ajo po punon për projektin e radhës, për të cilin thuhet se do jetë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun.