GETOAR BEFASON FANSAT/ Kokë ulur bën dedikimin prekës në Instagram – AlpeGossip
GETOAR BEFASON FANSAT/ Kokë ulur bën dedikimin prekës në Instagram

GETOAR BEFASON FANSAT/ Kokë ulur bën dedikimin prekës në Instagram

Nuk ndodh shpesh që Getoari të ulë kokën dhe të bëjë postime prekëse në profilin e tij në Instagram, ndaj shënojeni këtë ditë në kalendar.

Reperi ka publikuar një foto ku shihet i përulur, ndërsa shprehet se gjithnjë ndihet i tillë ndaj atyre që e duan.

“Gjithmonë kokë ulur pranë jush që më doni dhe që keni qenë vazhdimisht me mua në këtë rrugëtim të përbashket tash e 20 vjet”, shkruan reperi.

Reperi ka kujtuar kështu 20-vjetorin e karrierës së tij muzikore dhe ka dashur ta ndajë me fansat këtë gëzim.

Së fundi, Getoari ka publikuar këngën e re “Amante”, protagoniste e së cilës është balerina Klaudia Pepa.