ZBULOHET JURIA “TOP TALENT 2″/ Pas Eneda Tarifës, bëhen bashkë 3 emra të njohur të ekranit – AlpeGossip
ZBULOHET JURIA  “TOP TALENT 2″/ Pas Eneda Tarifës, bëhen bashkë 3 emra të njohur të ekranit

ZBULOHET JURIA “TOP TALENT 2″/ Pas Eneda Tarifës, bëhen bashkë 3 emra të njohur të ekranit

Emisioni i talenteve të reja “Top Talent 2” do të rikthehet në ekranin e Top Channel me disa emra të rinj në juri.

Pas eksperiencës në “Portokalli” dhe si pjesëtare e jurisë së “The Voice Kids”, Eneda Tarifa rikthehet në ekranin e televizionit si moderatore e “Top Talent 2”.

“Prive.al” ka arritur të mësojë se krahas prezantueses edhe juria do të ketë një përbërje tërësisht të re.

Kelvi Kadilli i larguar nga juria, nuk do jetë i vetmi që mungon sepse listës i shtohen edhe Marin Mema, Ed Manushi dhe Beti Njuma, e zhvendosur tashmë në një tjetër televizion.

Vetëm Bieta Sulo duket se do të mbetet nga përbërja e vjetër teksa mësohet se të angazhuar në juri do jenë edhe emra të tjerë të televizionit, si Eno Popi, Muhamed Veliu i rikthyer së fundmi dhe Salsano Rrapi. Jurisë do t’i shtohet edhe një tjetër vajzë e cila do të zbulohet më pas.

Programi nis në muajin maj dhe do jetë në transmetim për 10 javë rresht.