Si një 19-vjeçar themeloi brandin më skandaloz në modë dhe i bëri të gjithë për vete – AlpeGossip
Si një 19-vjeçar themeloi brandin më skandaloz në modë dhe i bëri të gjithë për vete

Si një 19-vjeçar themeloi brandin më skandaloz në modë dhe i bëri të gjithë për vete

Moda është një nga industritë më të vjetra në botë. Ndoshta prostitucioni është më i vjetër,” thotë Philipp Plein duke qeshur për BBC.

Dizajneri 39-vjeçar, themeloi shtëpinë e modës me të njëjtin emër kur ishte vetëm 19 vjeç, i vetëm e pa njohje. Krijimet e tij u ranë në sy emrave të njohur si naomi Campbell, Rita Ora dhe Floyd Mayweather dhe sot, Philipp Plein është ndër më të njohurit në industri.

Nëse krahason dy brande të mëdha, e zëmë Gucci dhe Prada, s’do të gjesh një produkt që e ka njëra, por jo tjetra. Shesin të njëjtët produkte, për të njëjtin çmim. Janë në të njëjtën rrugë, ndonjëherë dizenjuar nga i njëjti arkitekt. Reklamojnë në të njëjtat revista, përdorin të njëjtat modele,” thotë Plein.

Deklarata e tij ngre një pyetje të pashmangshme. Cili është dallimi mes brandeve të cilësisë së lartë? Dhe ku hyn Philipp Plein në këtë mes?

Dallimi qëndron në pozicionimin dhe imazhin e brandit. Njerëzit blejnë brande dhe kur blen një brand, blen një ëndërr, një emocion, një emër.

Plein e nisi me pakgjë, me investim minimal dhe shumë punë. Fillimisht prodhoi mobilje dhe në momentin që kaloi tek veshjet, fama e tij mori të tjera përmasa.

Marka e tij njihet për dizenjo inovative, të cilat janë lozonjare, guximtare, shumëngjyrëshe dhe shpesh të dekoruara me xhevahirë. Kjo lloj ekstravagance u bë tipar karakteristik.

Një shfaqje është pak a shumë si një funeral i lumtur. Punon muaj të tërë për të krijuar veshjet dhe momentin që ia zbulon publikut,e ke varrosur, sepse duhet të fillosh të punosh për një tjetër.

Kritikët mendojnë se Plein bën ç’do ai të bëjë. Shijet e tij janë kaq skandaloze, sa kthehen në tërheqëse. Është e pamundur të mos i admirosh.

S’kam qenë kurrë në një shfaqje mode. S’jam ftuar kurrë në një të tillë. Nuk e di si është. E nisa si i jashtëm që prej fillimit. Nuk kisha ndihma dhe prandaj e bëra si dija vetë.

Dilema e tanishme e Plein është zgjedhja mes printit dhe mediave online. Pothuaj aq njerëz sa lexojnë Vogue në Amerikë, ndjekin Kim Kardashian në Instagram. Si e bën zgjedhjen, stilisti s’e ka ende të qartë, ama rënia e ndikimit të mediave të printuara për të është e qartë.