Si rrallëherë në borë, Blendi Fevziu publikon foto me të shoqen – AlpeGossip
Si rrallëherë në borë, Blendi Fevziu publikon foto me të shoqen

Si rrallëherë në borë, Blendi Fevziu publikon foto me të shoqen

Në profilin e gazetarit të njohur Blendi Fevziut, përveç fotove në emisionin e tij “Opinion” , gjen pafund foto udhëtimesh në vende të ndryshme të botës.

Gazetari mesa duket sapo ka një hapësirë pushimi, e shfrytëzon për të shkuar në një vend të ri, ose në një vend të preferuar të familjes.

Zakonisht ai publikon foto vetëm, nga qytetet që viziton. Kësaj radhe ka vepruar ndryshe. Nën flokët e borës, Blendi ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij, Inesin.

Gruaja e Fevziut ka preferuar gjithmonë të qëndrojë e distancuar nga jeta publike. Por gjatë këtyre pushimeve në borë, gazetari e ka thyer rregullin e “privatësisë” së bashkëshortes, duke publikuar një foto vërtet të bukur së bashku.