“JE E SHËNDOSHË”/ Të gjitha komenteve bullizuese që e ndjekin prej muajsh, Ronela Hajati iu përgjigj me një video – AlpeGossip
“JE E SHËNDOSHË”/ Të gjitha komenteve bullizuese që e ndjekin prej muajsh, Ronela Hajati iu përgjigj me një video

“JE E SHËNDOSHË”/ Të gjitha komenteve bullizuese që e ndjekin prej muajsh, Ronela Hajati iu përgjigj me një video

Ronela Hajati ka rënë pre e bullizmit online prej muajsh. Në mediat sociale përdoruesit kanë komentuar peshën e saj me fjalë të papërshtatshme dhe ofenduese.

Por, këngëtarja është treguar gjithmonë e fortë duke shërbyer si shembull dhe model edhe për të tjerët që përballen me të njëjtat gjëra. Së fundmi, ajo ka përcjellë të njëjtin mesazh duke bërdorur një trend viral në TikTok.

Bëhet fjalë për fragmentin e këngës së Rosalias “Bicochitoz” e cila është bërë virale në rrjet, si për të treguar indiferentizëm ndaj një çështje të caktuar. “Ti je e shëndoshtë. Ndërkohë unë:”-shkruan Ronela krah videos duke e shoqëruar me gjeste si për të treguar se as që i bën pështypje.

VIDEO

Pak ditë më parë ajo publikoi disa foto provokuese me bikini që nxitën ndjekësit e saj të reagojnë në seksionin e komenteve ku nuk kanë munguar reagimet mbi peshën e saj.

 “Sa je shënosh, o rrush,”-shkruante njëri. Nuk ka munguar as një përgjigje e këngëtares e cila me fjalë të tjera i tregoi se nëse nuk i pëlqen mos të vazhdojë ta ndjekë. “Pse ti po më mban o rrush?”-replikoi Hajati.

Edhe gjatë “Eurovision” ajo u përballë me komentet e bullizmin online për peshën. LaRepubblica i dedikoi një artikull Ronelës dhe komenteve bullizuese duke bërë me dije se ‘Eurovision’ do marrë masa ndaj këtyre njerëzve.

Paralelisht me sulmet ndaj Ronelës, në rrjetet sociale pati edhe kritikat ndaj EBU për mënyrën se si po menaxhohej komunikimin. Pati kritika për të gjithë organizatën italiane, krahasuar me edicionin fatkeq të vitit 1991. Në një deklaratë publike EBU-ja bëri me dije: “Ne dënojmë fuqishëm të gjitha format e diskriminimit dhe jemi të tronditur nga niveli serioz i arritur nga abuzimi në internet që u është drejtuar atyre për të cilët punojnë fort për të prodhuar spektaklin e këtij viti.” Por nuk ndalen me aq dhe paralajmërojnë këdo që kapërcen kufirin: “Çdo sjellje e paligjshme do të bllokohet menjëherë dhe në raste të rënda ne do t’i denoncojmë këta persona tek autoritetet kompetente vendore.”