Ky është fiksimi më i fundit i vajzave VIP këtë pranverë - AlpeGossip
Ky është fiksimi më i fundit i vajzave VIP këtë pranverë

Ky është fiksimi më i fundit i vajzave VIP këtë pranverë

Ju i mbani mend modelet minimaliste që prej disa sezonesh kanë qenë tendenecë edhe e veshjeve të këmbëve apo jo?
Me ngjyra të ndryshme, të guximshme, por me prerje gjithmonë e më elegante, markat e famshme të atleteve kanë hedhur në treg prej vitesh modele fantastike. Por kaq ishte… Këtë pranverë, tendenca e minimalisteve është zhdukur. Ajo erë ka kaluar dhe tani mbetet vetëm kujtimi.

Tendenca e re e markave më të njohura të atleteve është e madhe, e gjerë, e theksuar. Ky trend ka dominuar pasarelat ndërkombëtare dhe po përhapet gjerësisht edhe në rrjet. Madje, për këtë të fundit, është menduar shumë këtë herë.

Njihen ndryshe edhe si ‘chunky sneakers’ ato që janë kthyer në fiksimin e ri të fashionisteve në botë dhe në Shqipëri. Por jo vetëm ato. Në rrjet, kanë nisur të shfaqen ‘Balenciaga’s Triple S sneaker’ dhe të parat që i kanë veshur dhe reklamuar, janë gjithmonë ato që të parat nuhatin tendencat.

Nike, Adidas dhe New Balance i kanë hedhur në treg qysh në sezonin e fundit të vitit 2017 duke propozuar modelet e dyfishta, për meshkujt dhe femra.

Në fakt, siç shkruhet edhe në faqet ndërkombëtare, vetë dizenjatorët, kur kanë propozuar këtë model të ri atletesh, kanë pasur parasysh edhe “ushqimin” e Instagramit. Si mund të ndodhte ndryshe?

Këto lloj atletesh kanë aq shumë ngjyra saqë duken thjesht cool në Instagram.

Por mbërrijmë në pikën më të rëndësishme: sa kushtojnë një palë të tilla? Praktikisht, duhet të jesh i pasur për t’i pasur.

Sipas faqeve online, një palë ‘chunky sneakers’ si këto nisin nga një çmim fillestar prej 595 £, ose 827$. Në disa prej tyre, propozimet e ngjyrave mbarojnë shpejt, kështu që nëse ka oferta disaorëshe, duhen shfrytëzuar.

Nuk dihet se sa të thjeshtë e kanë pasur vajzat shqiptare për t’i siguruar, por rëndësi ka që edhe Instagrami i tyre është mbushur me ngjyra. Elvana Gjata, Arjana Fejzullahu dhe Armina Mevlani nuk janë të vetmet, por janë ndër të parat që i kanë siguruar dhe reklamuar. Të tjerat, me siguri janë rrugës për të zbuluar pa mëshirë tendencën dominuese të këmbëve gjatë kësaj pranvere.