Miliarderi turk ka dhënë 200 mijë paund për të qenë pranë Princit Charles – AlpeGossip
Miliarderi turk ka dhënë 200 mijë paund për të qenë pranë Princit Charles

Miliarderi turk ka dhënë 200 mijë paund për të qenë pranë Princit Charles

Miliarderi turk, Cem Uzan, ka paguar 200 000 paund vetëm që ai dhe bashkëshortja e tij të qëndronin pranë Princit Charles, në darkën e qershorit të vitit 2000, në inaugurimin e Fondacionit të ngritur nga vetë Princi për promovimin e arkitekturës dhe dizajnit.

Menjëherë pas darkës, fotot e miliarderit me Princ Charles u publikuan në të gjitha mediat e huaja.
Sipas Tom Bower, autor i “Princi Rebel’, mënyra më e lehtë për të hyrë në kontakt me princin ishte ti shërbeje atij dhe të financoje për të.

Cem Uzan është një biznesmen turk i përfshirë në industrinë e medias dhe atë bankare.

Megjithatë, në dhjetor të vitit 2002, një gjykatë në Britaninë e Madhe e dënoi me 15 muaj burg për shpërfillje të gjykatës, pasi ai nuk u paraqit për të dëshmuar në një rast mashtrimi prej 4.3 miliardë dollarësh kundër Motorola.

Shtatë vjet më vonë Motorola dhe Nokia fituan gjyqit ndaj Uzanit, i cili përsëri refuzoi të paraqitej në gjykatë dhe gjykatësi urdhëroi një urdhër arresti për të nëse ai hynte në SHBA.

Ai pastaj u arratis në Francë ku fitoi azil politik, dhënë nga qeveria franceze.

Uzani u padit më vonë për trafikim në Turqi. Në vitin 2010, pas fluturimit të tij drejt Francës, Uzan u dënua në mungesë në Turqi me 23 vite burg.
Sipas asaj që thuhet nga autori i librit Princi Charles ka pranuar donacione në këmbim të qasjes

.