“DO TA HAP SAPO TË…”/ Arbana tregon planet që ka për të ardhmen dhe nuk lidhen fare me televizionin! (FOTO) – AlpeGossip
“DO TA HAP SAPO TË…”/ Arbana tregon planet që ka për të ardhmen dhe nuk lidhen fare me televizionin! (FOTO)

“DO TA HAP SAPO TË…”/ Arbana tregon planet që ka për të ardhmen dhe nuk lidhen fare me televizionin! (FOTO)

Arbana Osmani është padyshim një nga emrat më të dashur të publikut shqiptar.

Me një karrierë disavjeçare në televizion moderatorja e njohur është kthyer në një nga figurë emblematike.

Krahas televizionit, jemi njohur edhe me pasionin e saj për kuzhinën, teksa vetë moderatorja ndan herë pas here recetat me ndjekësit e saj në Instagram. Pa harruar faktin se ka publikuar dy libra gatimesh.

Ditën e sotme Arbana ka vendosur të realizojë një  intervistë me ndjekësit e saj në Instagram, ku është pyetur nga një fanse: “Pse nuk hap një restorant?”.

Dhe nga përgjigja e saj kuptuam se e paska në plan diçka të tillë për në të ardhmen e afërt madje.

” Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët”, ka shkruar Arbana.

Nuk dihet nëse do i përkushtohet me kohë të plotë biznesit apo do e menaxhojë njëkohësisht me punën në televizion por mbetet për tu parë.

Moderatorja ndodhen në muajit e fundit të shtatzënisë dhe mesa thuhet lart e poshtë do sjellë në jetë një djalë.