ENDE NË MËDYSHJE? Armina Mevlani ju tregon arsyet pse duhet të zgjidhni ngjyrën e bardhë në verë… – AlpeGossip
ENDE NË MËDYSHJE? Armina Mevlani ju tregon arsyet pse duhet të zgjidhni ngjyrën e bardhë në verë…

ENDE NË MËDYSHJE? Armina Mevlani ju tregon arsyet pse duhet të zgjidhni ngjyrën e bardhë në verë…

Ngjyra e bardhë është ajo e cila nuk njeh stinë. E kombinueshme thuajse me çdo kolor tjetër, kjo ngjyrë nuk mungon asnjëherë në pasarelat e modës. Si një ngjyrë e hapur dhe mjaft e freskët, e bardha është shumë e këshillueshme që të vishet më shumë në stinën e verës. Arsyet përse na i zbulon “bloggerja” Armina Mevlani në një artikull për blogun e saj “The Rebel Heart”.

  • Veshjet e bardha krijojnë një garderobë të freskët dhe elegante. Është një ngjyrë e përsosur për të zëvendësuar veshjet e zakonshme të zeza që keni nga stina e kaluar.
  • Teksa shëtisni qytetin me mikeshat tuaja, nuk ka asgjë më tërheqëse se një fustan i bardhë në këto ditë të nxehta vere.
    Në javët e fundit të modës, të famshmet dhe ‘bloggeret’ kanë zgjedhur të vishen me të bardha. Rezultati është fantastik.
  • Ngjyrën e bardhë e gjeni në rroba të ndryshme, nga veshjet e zakonshme deri tek “jumpsuits”, kështu që tek njëra prej tyre do të gjeni veten dhe t’i përshtateni rastit.
  • Për mendimin tim, ngjyra e bardhë në moment shton elegancë dhe finesë.

Nëse nuk jeni bindur ende, shikoni disa të famshëm që e kanë vendosur të bardhën në krye të të gjitha ngjyrave për këtë verë.