“Tingujt e Çarshisë” është një manifestim për promovimin e vlerave të artistëve të rinj në vend, e cila sivjet organizon edicionin e 13-të.
Drejtoresha e Qendrës Informative Kulturore në Shkup, Sermine Purrini thotë se gjysma e buxhetit do të shkojë për artistët që do të përformojnë.
Shpenzimet e tjera, sipas saj, janë për skenografi dhe organizime artistike gjatë 3 ditë, skena e madhe, zërimi, ndriçimi, të cilat kushtojnë shumë.
Buxheti i këtij manifestimi është 3,65 milionë denarë nga paratë publike.
Sipas informatave zyrtare që siguroi Alsat, çmimi i katër këngëtarëve më të paguar pa TVSH janë:
Elvana Gjata – 11 mijë euro
Dafina Zeqiri – 4 mijë euro
Lum Berisha – 2.500 euro
Ylli Limani – 2.500 euro
Nga ana tjetër disa nga këngëtarët dhe artistët e rinj që marrin pjesë në këtë manifestim paguhen vetëm 100 euro.
Ministria e Kulturës ka ndarë fondin prej 500 mijë denarë për ‘Tingujt e Çarshisë’.
Në vitin e 13-të “Tingujt e Çarshisë” po mbahet në Shkup nga 16 – 18 shtator me pjesëmarrjen e artistëve vendas dhe të huaj në fushën e letërsisë, filmit, artit figurativ, folklorit, muzikës klasike dhe popullore.