“JAM E DASHURUAR ME TY”/ Klea Huta s’e lë asnjë moment vetëm të voglin e saj (FOTOT) – AlpeGossip
“JAM E DASHURUAR ME TY”/ Klea Huta s’e lë asnjë moment vetëm të voglin e saj (FOTOT)

“JAM E DASHURUAR ME TY”/ Klea Huta s’e lë asnjë moment vetëm të voglin e saj (FOTOT)

Në fillim të këtij muaji, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë.

Moderatorja solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Krid.

Në postime të shumta në rrjete sociale, Klea ka treguar se djali ka ndryshuar tashmë përgjithmonë jetët e tyre.

Herë pas here, ajo ndan foto nga momente të ëmbla me të birin, duke lënë të kuptohet se është një mama “e fiksuar” pas fëmijës së saj.

Klea qëndron thuajse gjithë kohës me Kridin, madje rri e vështron edhe kur ai fle gjumë.

Një pozë të tillë ka ndarë sot në InstaStory, teksa i vogli është duke fjetur.

“Jam e dashuruar me ty, më fal!”- janë fjalët e moderatores krahas postimit.

Gjithashtu, ajo e ka shoqëruar foton me këngën “Më ke mua” të Kejsi Tolës, fjalët e së cilës sigurisht i drejtohen të birit!

Nuk e dimë se kur kanë ndërmend të na tregojnë portretin e të voglit, megjithatë jemi shumë kuriozë për të mësuar nëse bebushi i ngjan më shumë Kleas apo Elgitit.